
KËSHILLI I BYROVE
Asambleja e Përgjithshme
27& 28Maj 2010 – Stokolm
Vendimet & Rekomandimet e Asamblesë së Përgjithshme 44 të Këshillit të Byrove
HYRJE
Ky njoftim përmbledh Vendimet dhe Rekomandimet e Asamblesë së Përgjithshme 44, në të cilat do të bazohet proçes-verbali i mbledhjes.
Raporti 1 –Raporti i Presidentit
Asambleja e Përgjithshme vendosi unanimisht:
Vendimi N° 1-1
Të miratojë rishikimin e një dispozite të Rregullores së Brëndshme, vetëm në rastin kur kjo dispozitë:
.
Vendimi N° 1-2
Të miratojë emërimin e Byrosë Turke (TR) si Audit të Brëndshëm, e cila do të zëvëndësojë Byronë e Luksenburgut ( L )
Raporti 4 – Raporti i Komitetit të Monitorimit
Asambleja e Përgjithshme vendosi unanimisht:
Vendimi N° 4-1
Raporti 5 – Komiteti i Rregullave Specifike
Nënshkruesit vendosën unanimisht:
Vendimi N° 5-1
Të shkurtojnë periudhën që nevojitet për dhënien e konfirmimit të mbulimit në sigurim nga 3 muaj në 6 javë. Kjo periudhë 6 javore për konfirmimin e mbulimit në sigurim do të aplikohet për aksidentet e pritshme që nga data 01.01.2011 e në vazhdim.
Megjithatë, pranohet të jetë një arësye e mjaftueshme për të mos kthyer një përgjigje përfundimtare për kërkesat për konfirmim mbulimi nga Byrotë Trajtuese brenda afatit 6 javor, për një periudhë 2 vjeçare ( deri në datën 01.01.2013) , fakti që mund të ketë vonesa të mundshme në dhënien e informacionit mbi regjistrimin e mjeteve nga Autoritetet e Regjistrimit Kombëtar.
Gjithsesi, afati maksimal për të dhënë një përgjigje definitive është 2 muaj.
Çdo Byro Garantuese, e cila nuk ka marë informacionin e kërkuar nga Autoritetet e saj të Regjistrimit Kombëtar brënda periudhës 6 javore duke filluar nga data e kërkesës për konfirmim mbulimi të dërguar nga Byroja Trajtuese, duhet të informojë këtë të fundit përkatësisht brënda kësaj periudhe kohore.
Në rastin e mos dhënies të këtij informacioni gjatë periudhës 6 javore, pas përfundimit të kësaj periudhe konfirmimi i mbulimit në sigurim do të meret i mirëqënë.
Vendimi N° 5-2
Të shtohen në Memorandumin Shpjegues (Neni 13) formulimet si më poshtë:
Si është rënë dakort në takimin e Nënshkruesve në vitin 1999 dhe rikonfirmuar në takimin e vitit 2001, përdorimi i letrës “Model” të kërkesës për konfirmim, e cila bëhet nga Byroja Trajtuese në vëndin e të cilës ka ndodhur aksidenti, dhe i drejtohet Byrosë Garantuese me qëllimin për të konfirmuar nëse mjeti është i regjistruar në atë vënd dhe nëse është i mbuluar në sigurim, do të jetë i detyrueshëm për të gjitha Byrotë Nënshkruese
Kjo letër “Model” duhet të përfshijë datën dhe vendin ku ka ndodhur aksidenti, llojin dhe tipin e mjetit shkaktar, dhe emrin e adresën e të dyja palëve të përfshira në aksident, nëse dihet ky informacion. Rekomandohet që kesaj letre model ti bashkangjiten të gjitha dokumentat mbështetëse si psh. Deklarata Miqësore, Proces Verbali i Policisë etj, në mënyrë që të lehtësohet identifikimi i mjeteve të përfshira në aksident.
Qëllimi i kthimit të përgjigjes për këtë letër Model është konfirmimi që mjeti në fjalë i përfshirë në aksident është i rregjistruar apo jo në vëndin e Byrosë Garantuese. Në këtë mënyrë aktivizohet garancia e Byrosë Garantuese.
Përgjigja e kësaj letre model nuk mund të perdoret për të treguar siguruesin e mjetit shkaktar, dhe në të njëjtën kohë të shoqërohet me një deklaratë që nuk mund të konsiderohet si një konfirmim rregjistrimi i mjetit në fjalë në atë vënd.
Byroja Garantuese, kur i kthen përgjigje kësaj letre model, mund të tregojë siguruesin e mundshëm të mjetit të përfshirë në aksident, por anullimi i mundshëm i vlefshmërisë së siguracionit që mund të pasojë, nuk duhet të ndikojë në konfirmimin e rregjistrimit të mjetit të konfirmuar më parë nga Byroja Garantuese.
Në rastin kur një Byro Garantuese gjëndet në situatën e vecantë që nuk mund të konfirmojë rregjistrimin e mjetit në vëndin e saj për shkak të mungesës së informacionit, ajo duhet të informojë Byronë Trajtuese për këtë situatë dhe duhet ti sigurojë asaj informacionin që mungon sa më shpejt që të jetë e mundur, duke patur parasysh që në rastin kur nuk kthehet përgjigje definitive për konfirmimin e rregjistrimit brënda afateve të përcaktuara në Rekomandimin 5.1, atëherë konfirmimi do të quhet i mirëqënë. Si pasojë, Byroja e vëndit ku ka ndodhur aksidenti është e autorizuar që të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim menjëherë pas:
Vendimi N° 5-3
Përsa i përket bashkëpunimit të Siguruesve që operojnë brënda sistemit ose që kanë të drejtën e zhvillimit të aktivitetit në fushën e sigurimit motorik, vetëm Shoqëria e Sigurimit mëmë dhe jo degët e saj, duhet të jetë Anëtare e Byrosë së vëndit ku kjo Shoqëri zhvillon aktivitetin e saj.
Kështu që, vetëm Shoqëria e Sigurimit dhe jo degët e saj, mund të emërojnë një korrespondent, dhe më pas degët duhet të zbatojnë marrëveshjen e Shoqërisë mëmë dhe të punojnë me korrespondentin e emëruar.
Raporti 6 – Komiteti i Regullave të Përgjithshme
Asambleja e Përgjithshme vendosi unanimisht:
Vendimi N° 6- 1
Të shtohet në Memorandumin Shpjegues (Neni 5.1) formulimi si më poshtë
“Duke marrë në konsideratë vështirësitë praktike për të marë informacion mbi zgjatjen e mandatit të dhënë nga një Shoqëri Sigurimi për Agjensitë Trajtuese të Dëmeve për të trajtuar dëme në emër të saj, Byrosë Trajtuese i rekomandohet që tia dërgojë kërkesën për rimbursim për dëmet e trajtuara nga Agjensitë e Trajtimit të Dëmeve ,drejtpërsëdrejti Shoqërisë së Sigurimit në fjalë.
Vendimi N° 6- 2
Të shtohet në Memorandumin Shpjegues (Neni 5.2) formulimi si më poshtë:
Dispozita e Nenit 5.2 të Rregullores së Brëndshme, lidhur me termin “ pa pagesë” duhet të interpretohet në përputhje me dispozitat e Direktivës 2007/64/KE (Direktiva e Shërbimit të Pagesave), përsa i përket Tarifave Bankare duke filluar nga data 1.06.2010.
Kjo nënkupton një ndarje të tarifave bankare midis Byrosë Kërkuese dhe Byrosë Paguese, nëse të dyja janë brënda Zonës Ekonomike Europiane dhe nëse bëhet një transfertë bankare ose në Euro ose në një monedhë tjetër Zonës Ekonomike Europiane, kjo nuk nënkupton ndonjë shkëmbim valute për Byronë Paguese.
Byrotë e Zonës së Euros inkurajohen që të përdorin lehtësuesit e pagesave SEPA për pagesat e bëra në euro.
Për transfertat bankare midis Byrove të Zonës Ekonomike Europiane që nënkuptojnë shkëmbim valute për Byronë Paguese dhe për transfertat bankare për/nga vëndet që nuk janë në Zonën Ekonomike Europiane, Byroja Kërkuese duhet ta marrë shumën e rimbursimit pa paguar tarifat bankare.
Vendimi N° 6- 3
Të shtohet në Memorandumin Shpjegues (Neni 6.2) formulimi si më poshtë:
“Të dyja metodat e përllogaritjes janë të pranueshme (metoda e bazuar në Rregulloren e Brëndshme dhe Metoda e bazuar në Memorandumin Shpjegues të Rregullores së Brëndshme)
Zgjedhja e metodës së përllogaritjes është në dorë të Byrosë Trajtuese. Kjo do të thotë që Byroja Garantuese duhet të respektojë metodën e përllogaritjes që ka zgjedhur Byroja Trajtuese. Në këtë aspekt nuk do të lejohet asnjë diskutim(nëpërmjet arbitrimit ose ndërmjetësimit) mbi metodën e përzgjedhur.
Meqë Sistemi Online i Thirrjeve të Garancive, i krijuar nga Këshilli i Byrove, është një sistem që paraqet vetëm evidenca dhe nuk është deçiziv për asnjë rast individual dhe veçantitë e tij, mënyra e tij e përllogaritjes do të mbetet e pandryshuar.”
Vendimi N° 6- 4
Të shkurtohet periudha që nevojitet për të konfirmuar mbulimin në sigurim të Kartonit Jeshil, nga 3 muaj në 6 javë. Kjo periudhë 6-javore, e nevojshme për të konfirmuar mbulimin në sigurim të Kartonit Jeshil, do të aplikohet për aksidentet që do të ndodhin nga data 01.01.2011 e në vazhdim.
Vendimi N° 6- 5
Me përjashtim të një Byroje, e cila votoi kundër, Asambleja e Përgjithshme vendosi të zëvëndësojë Vendimin Nr.3 të Mbledhjes së Vitit 2006, me formulimin si më poshtë:
“Një Byro mund të anullojë Nenin 9.2, vetëm në rastin kur një karton jeshil fallco, i alteruar ilegalisht ose i paautorizuar lidhet me një mjet, i cili nuk është i rregjistruar ligjërisht në vëndin e Byrosë.
Me konceptin “ mjet jo i rregjistruar ligjërisht” do të kuptojmë rastet si më poshtë:
1. Ose kur një mjet ka:
1. Targa të lëshuara ose që dyshohet që janë lëshuar nën autoritetin e një shteti tjetër
2. Nuk ka targa dhe mjeti është i detyruar me ligj të ketë targa rregjistrimi
3. Targa që nuk korrespondojnë me mjetin në fjalë
4. Targa që nuk korrespondojnë më me mjetin në fjalë
Megjithatë në rast të:
2. Ose kur një mjet nuk është regjistruar kurrë në vëndin e Byrosë Garantuese
Byroja, në emër të të cilës supozohet të jetë lëshuar kartoni jeshil, është tërësisht përgjegjëse për të siguruar prova duke zbatuar metodat e përdorura në vëndin e saj për këtë qëllim, për të gjetur nëse mjeti nuk është i rregjistruar ligjërisht në vëndin e saj.
Gjithashtu kjo Byro duhet të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur Byronë Trajtuese për trajtimin e rastit.
Ky vendim nuk do të aplikohet me fuqi prapavepruese, por do të aplikohet për aksidentet e pritshme që nga data 01.06.2010 e në vazhdim.
Vendimi N° 6- 6
Të shtohet në Memorandumin Shpjegues (Neni 9) formulimi si më poshtë:
1.“Kur nuk ka asnjë autorizim për të lëshuar kartonin jeshil në një vënd ku nuk ekziston një Byro, në përputhje me Nenin 9 të Rregullores së Brëndshme, Byroja që nuk ka dhënë autorizimin për anëtarët e saj që të shesin karton jeshil në një vënd ku nuk ekziston Byro, është përgjegjëse për kartonat jeshil që jane fallco, të alteruar ose të lëshuar ilegalisht, lëshuar vetëm për mjetet e rregjistruara në vëndin e saj. Garancia e Byrosë nuk do të aplikohet për kartonat jeshil që jane fallco, të alteruar ose të lëshuar ilegalisht, të lëshuar për një mjet që është i rregjistruar në një vënd tjetër, i ndryshëm nga vëndi i Byrosë në fjalë.
2. Autorizimi për të shitur kartonin jeshil në një vënd ku nuk ekziston një Byro
Garancia e siguruar nga një Byro, e cila i ka dhënë anëtarëve të saj autorizimin që të shesin kartonin jeshil në një vënd ku nuk ekziston një Byro, në përputhje me Nenin 7.3 të Rregullores së Brëndshme, do të jetë më e gjërë pasi kjo garanci do të aplikohet për:
Në të dyja rastet e mësipërme Byroja do të jetë përgjegjëse për të gjithë kartonat jeshil fallco,të alteruar apo të lëshuar ilegalisht, pavarësisht kombësisë së targave të rregjistrimit të mjetit për të cilin është lëshuar një karton jeshil.
Pavarësisht situatave të referuara në pikat 1 dhe 2 më sipër, garancia e Byrosë do të aplikohet gjithashtu edhe për situata të tjera që nuk përfshijnë kartona jeshil të alteruar, fallco apo të lëshuar ilegalisht, si për shembull:
Për shembull, një Shoqëri Anëtare e Byrosë ka marrë autorizimin për të shitur karton jeshil për Gjeorgjinë, dhe gabimisht lëshon karton jeshil për mjete të rregjistruara në Armeni.
Kjo nënkupton që Byroja është përgjegjëse edhe për gabimet e mundshme të Shoqërive Anëtare të saj. Byrotë, nëse dëshirojnë, mund t’u rekomandojnë anëtarëve të tyre që të kenë më shumë kujdes, dhe të kontrollojë shpërndarjen e kartonave jeshil për të shmangur gabime të mundshme.
Gjithashtu,Byrove i’u rekomandohet që të kenë masa të mjaftueshme për ti përdorur nëse do të jetë e nevojshme për anëtarët shpërdorues.
3.Polica Kufitare
Përsa i përket Policës Kufitare, situata ndryshon midis Byrove të Zonës Ekonomike Europiane dhe Byrove që nuk janë në Zonën Ekonomike Europiane, pasi sigurimi kufitar që lëshohet për një mjet të rregjistruar në një vënd që nuk bën pjesë në zonën ekonomike europiane, për të hyrë apo qarkulluar në territor të zonës ekonomike europiane, mund të përmbajë një Karton Jeshil që duhet të mbulojë të gjithë territorin e Zonës Ekonomike Europiane.
Megjithatë, në një karton jeshil të këtij lloji vëndet që nuk janë në zonën ekonomike europiane janë të hequra me kryq, pasi nuk lejohet që të lëshohet policë kufitare bashkë me karton jeshil jashtë territorit të Zonës Ekonomike dhe Zvicrës.
Operatorët e Policës Kufitare të Zonës Ekonomike nuk janë të detyruar që të mbulojnë territorin e vëndeve që nuk janë në zonën ekonomike.
Prandaj, garancia e Byrosë nuk do të aplikohet asnjëherë për kartonat jeshil fallco, të paautorizuar apo të alteruar ilegalisht, që mund të identifikohen që mbulojnë vetëm sigurimin kufitar, dhe që supozohet të jenë shitur me ose pa autorizimin e një Byroje për të shitur karton jeshil në një vënd ku nuk ekziston një Byro.
Raporti 8 – Auditët e Jashtëm
Asambleja e Përgjithshme vendosi unanimisht:
Vendimi N° 8-1
Të miratohet Raporti Vjetor 2009 dhe Llogaritë e Audituara, si është përgatitur nga Auditi i Jashtëm dhe miratuar nga Komiteti i Menaxhimit në takimin e datës 25.03.2010, në La Valetta.
Raporti 11 – Zgjedhja e Presidentit të Ri
Asambleja e Përgjithshme, me përjashtim të një Byroje që abstenoi të votonte, vendosi:
Vendimi N° 11-1
Të emërojë Z. Mariusz W. Wichtowski si President të Këshillit të Byrove me mandat 5-vjeçar duke filluar nga data 27.05.2010.
Raporti 13 – Grupi i Punës mbi Mbrojtjen e të Dhënave
Asambleja e Përgjithshme vendosi unanimisht:
Vendimi N° 13-1
Të pranojë paketën dhe udhëzimet që përmban.Grupi i Punës rekomandon që të dhënat personale të transferohen me emaile të koduara sipas specifikimeve të raportit teknik që do të prezantohet gjatë Asamblesë së Përgjithshme, dhe që do t’u shpërndahet më pas të gjithë anëtarëve.
Gjithashtu, Grupi i punës rekomandon që Byrotë të mos përdorin mesazhe faksi të koduara për transferimin e të dhënave për kategori të veçanta, si janë përshembull të dhënat e praktikave shëndetësore.