Funksionet e Byrosë Shqiptare të Sigurimit
Objekt i veprimtarise se Byrose Shqiptare te Sigurimit eshte permbushja e funksioneve, detyrimeve dhe kompetencave qe rrjedhin nga dispozitat ligjore per sigurimin e detyrueshem te mbajtesve te mjeteve motorike per pergjegjesine ndaj personave te trete si me siper, Rregullores se Brendshme te Keshillit te Byrove, Marrveshjes Suplementare ndermjet Byrove si dhe Statutit dhe Rregulloreve te Funksionimit te saj.
Ne veprimtarine e saj Byroja vecanerisht:
- Byroja Shqiptare e Sigurimit nje nga funksionet e saj kryesore ka pajisjen e anetareve te saj me Karton Jeshil. Prodhimi i Kartonit jeshil behet nga Byroja qe nga viti 2001 duke zbatuar dhe rregulloret dhe udhezimet e Keshillit te Byrose mbi modelin dhe formen e ketij produkti. Byroja ne cdo kohe furnizon me kete produkt anetaret e saj te cilet kane te drejte te leshojne Karton Jeshil, sipas kerkesave te tyre.
- Perfaqeson Anetaret ne marrdheniet me organizatat nderkombetare ne fushen e sigurimeve te pergjegjesise se mjeteve motorrike.
- Mbledh dhe perpunon te dhena statistikore lidhur me sigurimin e detyrueshem te mbajtesve te mjeteve motorrike per pergjegjesinendaj personave te trete dhe nxjer raportet perkatese.
- Siguron kryerjen e detyrave ne lidhje me anetaresimin e saj ne Keshillin e Byrove.
- Ratifikon marveshejt me Byrote homologe.
- Kryen funksionet e Byrose Trajtuese, Paguese dhe/ose te Sherbimit ne perputhje me parashikimet e Rregullores se Brendshme te Keshillit te Byrove dhe/ose marrveshjeve suplementare.
- Bashkepunon me strukturat shteterore per ceshtjet qe kane lidhje me sigurimin e deyrueshem te pergjegjesise se mbajtesve te mjeteve motorrike duke lidhur dhe marreveshjet e bashkepunimit.
- Administron Fondin e Kompensimit dhe Fondin e Kartonit Jeshil.
- Merr pjese aktivisht ne ndryshimet dhe permiresimiet e kuadrit Ligjor dhe ne politikat e zhvillimit te produkteve te sigurimit te detyruar te perdoruesve te mjeteve motorike.
- Ne zbatim te Urdherit te Ministrit te Financave date 05.07.2002 “Mbi prodhimin e policave te sigurimit te detyrueshem per mabjtesit e mjeteve motorike per pergjegjesine ndaj paleve te treta”, si dhe Urdherit te Ministrit te Financave “Mbi prodhimin e shenjave dalluese qe vendosen ne xhamin e mjetit motorrik”, Byroja Shqiptare e Sigurimit qe nga viti 2003 e ne vazhdim kryen prodhimin e policave te sigurimit te detyrueshem TPL si dhe shenjave dalluese perkatese per te gjithe shoqerite e sigurimit qe operojne ne tregun e sigurimeve.
- Që nga 1 Qershori 2005 administroi Shitjen e Policës Kufitare të Unifikuar për llogari të shoqërive të sigurimit, e shfuqizuar me Urdher te Ministrit te Financave Nr. 14, dt 06.05.2005
- Me futjen e sistemeve on-line të shitjes së produkteve të sigurimit të detyrueshëm funksioni i statistikës dhe i qendrës së informacionit është bërë më i plotë dhe më efikas, duke patur një informacion të saktë në çdo moment mbi shitjet. Megjithatë në këtë drejtim ka ende mjaft punë për të arritur në nivelet e Byrove të tjera.
FUNKSIONET E BSHS NE LIDHJE ME KARTONIN JESHIL
-
Funksioni i Byrose Trajtuese
Byroja Shqiptare e Sigurimit në përputhje me Rregulloren e Brendshme të Këshillit të Byrove kryen trajtimin dhe pagesën e të gjithë praktikave të dëmeve të shkaktuara në territorin e Shqipërisë nga automjetet me targa të huaja të pajisura me kartonin jeshil të atij vendi, përveç rasteve kur për këtë qëllim është autorizuar një korrespodent. Byroja në zbatim të Rregullores së Brendeshme ka lidhur marrëveshje me të gjitha vendet Anëtare të Sistemit të Kartonit Jeshil. Byroja Shqiptare e Sigurimit është njohur nga Qeveria Shqiptare në vitin 1992 dhe më pas në 2001 si Institucioni i vetëm që ushtron këto funksione në Republiken e Shqiperisë.
Gjithashtu në zbatim të MOU me Shoqaten e Sigurimeve të Kosoves dhe Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosoves, trajton dhe paguan të gjitha dëmet e shkaktuara nga automjetet e targave të Kosovare të pajisure me siguracion TPL të shoqatës së Kosovës.
- Funksioni i Byrose Paguese
Duke ju referuar Rregullores së Brendeshme të Këshillit të Byrove, Byroja e ushtron këtë funksion në rast të mosshlyerjes së detyrimit të një anëtari të saj, ndaj Byrove të vendeve të tjera ose të një anëtari të saj. Gjatë periudhës 5- vjeçare BSHS nuk ka patur asnjë rast në të cilën të ketë ushtruar ketë funksion. Për të garantuar përmbushjen e këtij detyrimi BSHS kontrollon dhe kërkon nga anëtarët e saj :
- paraqitjen e një kontrate risigurimi të përshtatëshme e cila të analizohet dhe të miratohet çdo vit nga organet vendimarrese të saj.
- Garancinë bankare të kartonit jeshil sipas parashikimeve të ligjit.
Gjithashtu në zbatim të Rregullores së Brendëshme të Byrove, BSHS jep konfirmimet për vlefshmerinë e kartonit jeshil dhe mbulimin në sigurim te automjeteve të targave shqiptare në aksidentet e ndodhura jashte territorit të Shqipërisë, për rastet për të cilat ajo merr njoftim pas konfirmimit të ardhura nga Shoqeritë. Në zbatim të Udhezimit për Administrimitn e Kartonit Jeshil ajo bën kryqëzimin e të dhënave të dërguara nga Byrote Homologe me ato të Shoqërive të Sigurimit dhe njofton rregullisht Keshillin Administrativ.
Në rast të mospagesave apo vonesave nga ana e Shoqerive të Sigurimit, kur afati i përcaktuar sipas rregullores së brendeshme është kaluar, Byroja njoftohet me të ashtuquajturën “Garantee Call” e cila do të thotë që në këtë moment në rast mospagese është Byroja përgjegjëse për pagimin e dëmit. Bashkangjitur keni një tabelë përmbledhese në të cilën paraqiten të gjithë rastet kur BSHS është njoftuar për mospagesa në afat apo edhe njoftimet per konfirmime të kartonit jeshil dhe për aksidentet e ndodhura d.m.th. për dëmet në proçes. Ky njoftim u dergohet shoqërive në fjalë dhe kërkohet pagesa urgjente apo shpjegimet përkatese. Jo gjithnjë Byroja ka njohuri mbi dëmin e ndodhur, ajo njoftohet nga Byroja apo Shoqëria e Sigurimit vetëm në raste të veçanta kur ka vonesa ne pagese apo kur kërkohet konfirmim mbulimi. Duke filluar nga 01 Janar 2008 ajo do të raportoje mbi sa më sipër prane Keshillit të Byrove.
-
Fondi i Kartonit Jeshil (Grancia Bankare)
Për krijimin e Fondit të Kartonit Jeshil, BSHS është mbështetur në Ligjin Nr. 8729 datë 18.01.201 Neni 5, në Urdhërin Nr 1 të Ministrit të Financave, Urdherat e Ministrit të Financave për periudhen 2001-2006 “Për masën e Kontributit të shoqërive të Sigurimit për financimin e Fondit të Kompensimit dhe Fondit të Kartonit Jeshil” , Vendimeve të Asamblese së Përgjithshme të Anëtarëve, si dhe Udhezimit Nr. 1 date 24.03.2006 të BSHS “Për proçedurat e pajisjes se anëtareve me Karton Jeshil dhe Kriteret bazë”
-
Referuar gjithë legjislacionit të mësiperm dhe praktikes 6-vjeçare të BSHS, deri më sot Fondi i Kartonit Jeshil është përcaktuar si Garanci Bankare e vendosur nga Shoqeritë e Sigurimit, që janë pajisur me licensën e lëshimit të kartonit jeshil, në favor të BSHS si autoriteti i vetem që pajis anëtarët e saj me Certifikata të Kartonit Jeshil, në një nga bankat e nivelit të dytë.
- Fondi i Kartonit Jeshil (Garanci Bankare) për secilin anëtar të autorizuar për lëshimin e Kartonave Jeshil është në masën 10% te primeve të Kartonit Jeshil të arkëtuara në vitin e mëparshem ushtrimor dhe llogariten cdo vit me akt normativ të Ministrit të Financave.
- Fondi i Kartonit Jeshil do të përdoret nga BSHS për të gjitha rastet që janë të përcaktuara në legjislacionin e sipërpërmendur.
|