
Funksionet e BSHS
Rregullore "Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm..."
Mariusz Wichtowski, Presidenti i Ri i Këshillit të Byrove
Në Mbledhjen e 44-të të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Byrove në Stokolm të Suedisë në datën 27 Maj te vitit 2010, 45 Anëtarët e Sistemit të Kartonit Jeshil votuan për zgjedhjen e Presidentit të Ri , i cili do të drejtojë Këshillin e Byrove për 5 vitet në vijim. Pas një votimi të suksesshëm, Presidenti i Ri i Këshillit të Byrove u zgjodh Z. Mariusz W.Witchowski, Kryetari i Byrosë Polake që nga shtatori i vitit 2000.
Asambleja e Përgjithshme e 44-t
27-28/05/2010
Asambleja e Pergjithshme e 45-të ---- 26 – 27 Maj 2011 Dubrovnik
Në Dubrovnik të Kroacisë, në datat 26 & 27 Maj 2011, u zhvillua mbledhja e 45-të e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Byrove. Në të morën pjesë përfaqësues nga 45 Byrotë anëtare të Këshillit të Byrove. Byroja Shqiptare e Sigurimit u përfaqësua në këtë takim nga Drejtoresha Ekzekutive zj. Antoneta Çela dhe Shefi i Departamentit të Dëmeve z. Rasim Berisha.