Asambleja e Përgjithshme e 45-të, 26 & 27 Maj 2011, Dubrovnik
Në datat 26 & 27 Maj 2011 u zhvillua Asambleja e Përgjithshme Vjetore e Këshillit të Byrove. Sikurse ishte vendosur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të vitit 2010, këtë vit ky takim me një axhendë mjaft të pasur, u zhvillua në Dubrovnik të Kroacisë. Në të morën pjesë përfaqësues nga 45 Byrotë anëtare të Këshillit të Byrove. Byroja Shqiptare e Sigurimit u përfaqësua në këtë takim nga Drejtoresha Ekzekutive zj. Antoneta Çela dhe Shefi i Departamentit të Dëmeve z. Rasim Berisha.
Gjatë zhvillimit të Asamblesë u diskutuan një sërë temash dhe raportesh me rëndësi për mbarëvajtjen e sistemit të Kartonit Jeshil, dhe në përfundim të diskutimeve u morën një sërë Vendimesh. Mbledhja u hap me fjalimin përshëndetës të Presidentit të Këshillit të Byrove z. Mariusz Wichtowski.
Më pas vijoi me diskutime mbi:
- Raportin vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Byrove z. Alain Pire, mbi Planin Vjetor të Aktivitetit të Këshillit të Byrove;
- Diskutimi i Presidentit z. Mariusz Wichtowski, mbi Modifikimin e Kushtetutës së Këshillit të Byrove;
- Raportin vjetor mbi Thirrjet e Garancisë të raportuara pranë Këshillit të Byrove nga të gjithë Byrotë anëtare gjatë vitit 2010 si dhe Stabilitetin Finanaciar;
- Diskutim mbi Sigurimin Kufitar, Çështjen e TVSH-së dhe Mbrojtjen e të dhënave personale;
- Raport mbi Mashtrimin Ndërkomëtar në MTPL;
Në fund të takimit, nga pjesëmarrësit u morën një sërë Vendimesh dhe Rekomandimesh, ku përmendim:
- Ndryshimin e Kushtetutës së Këshillit të Byrove;
- Pranimi i Byrosë së Bosnie Hercegovinës si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Byrove duke filluar që nga data 01.01.2012, duke vënë si kusht përmbushjen e garancive financiare;
- Përfundimin e periudhës së monitorimit të Byrosë së Bosnie-Hercegovinës me efekt që nga 01.01.2011;
- Implementimin e sistemit S/MIME ose një sistem më të lartë për mbrojtjen e të dhënave;
- Rekomandime lidhur me modalitetet e përllogaritjes së interesave të vonesës si dhe mbi Thirrjet e Garanicë;
- Rekomandim mbi modalitetet e dhënies së konfirmimit të mbulimit;
- Miratimin e mandateve për komitetet e Manaxhimit, Auditëve të brendshëm, të Aplikimit, të Monitorimit dhe Rregullave të Përgjithshme;
Duke filluar nga data 01.01.2012 u vendos se Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Byrove do te jetë zj. Greet Flore.