
Rregullore nr. 53, datë 25.06.2009
"Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit"
Përshkrim i shkurtër:
Kjo Rregullore ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave të trajtimit të dëmeve, që mbulohen nga kontrata e sigurimit të pasagjerëve nga aksidentet në transportin public, të përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëme shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti, të përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të avionit, për dëme shkaktuar palëve të treta dhe pasagjerëve nga përdorimi i këtij avionic, të përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit lundrues, për dëme shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.
Asambleja e Përgjithshme e 44-t
27-28/05/2010
Asambleja e Pergjithshme e 45-të ---- 26 – 27 Maj 2011 Dubrovnik
Në Dubrovnik të Kroacisë, në datat 26 & 27 Maj 2011, u zhvillua mbledhja e 45-të e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Byrove. Në të morën pjesë përfaqësues nga 45 Byrotë anëtare të Këshillit të Byrove. Byroja Shqiptare e Sigurimit u përfaqësua në këtë takim nga Drejtoresha Ekzekutive zj. Antoneta Çela dhe Shefi i Departamentit të Dëmeve z. Rasim Berisha.