
PËR MËNYRËN Ë MIRATIMIT, FINANCIMIT DHE ADMINISTRIMIT TË BUXHETIT TË BSHS
Neni 1
OBJEKTI
Kjo rregullore ka për objekt të përcaktojë rregulla mbi mënyrën e miratimit, financimit dhe administrimit të Buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
Neni 2
BAZA LIGJORE
Kjo rregullore miratohet në bazë dhe për zbatim të Nenit 42, pika 7 të Ligjit nr.10 076, datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e Transportit.
Neni 3
1.Byroja Shqiptare e Sigurimit brënda datës 15 Dhjetor të vitit ushtrimor harton projekt Buxhetin e BSHS.
2.Në hartimin e projekt Buxhetit të BSHS, Byroja mbështetet në:
1. Realizimin e buxhetit të vitit paraardhës ushtrimor.
2. Parashikimin e nevojave shtesë në veprimtarinë e BSHS për vitin për të cilin po hartohet projekt buxheti, i shoqëruar me relacionet shpjeguese.
3. Buxheti i Byrosë Shqiptare të Sigurimit duhet të pëmbajë dy zëra:
a. Zëri shpenzimeve administrative
b. Zeri i investimeve
Neni 4
Byroja Shqiptare e Sigurimit harton projekt buxhetin dhe ja paraqet për shqyrtim Këshillit Administrativ.
Pas shqyrtimit nga Këshilli Administrativ, projekt buxheti i paraqitet për miratim Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve dhe me propozim të këtij të fundit i dërgohet për miratim Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Neni 5
1.Buxheti i Byrosë Shqiptare të Sigurimit financohet nga të gjithë Anëtarët e Byrosë në mënyrë të barabartë.
2. Me miratimin nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Byroja Shqiptare e Sigurimit njofton mbi kontributin që duhet të derdhë në buxhetin ë Byrosë çdo Anëtar për vitin ushtrimor.
3. Derdhja e kontributit në buxhetin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit bëhet brënda 30 ditëve kalendarike nga miratimi i tij prej Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
4. Shoqëritë e Sigurimit financojnë shtesë në buxhet në rastet kur fondi i parashikuar rezulton të jetë i pamjaftueshëm.
5. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miraton shtesën e fondit për buxhetin pas propozimit të bërë nga Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve.
6. Shtesa e buxhetit e parashikuar në paragrafin 4 dhe 5 të këtij neni do të financohet nga të gjithë Anëtarët në mënyrë të barabartë brënda 30 ditëve kalendarike nga miratimi i tij prej Autoritetit.
7. BSHS, çdo 6 mujor, informon Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve lidhur me administrimin dhe financimin e buxhetit.
Neni 6
SANKSIONE
Në rast se Anëtarët e Byrosë nuk derdhin kontributin në Buxhetin e BSHS, Byroja njofton Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për shkeljen.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vendos ndaj Anëtarëve sanksionet e parashikuara në Nenin 52, pika3, ç) dhe pika 4 të Ligjit Nr. 10076, datë 12.02.2009 “ Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”
Miratuar me Vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nr.9, datë 28.01.2010.
Asambleja e Përgjithshme e 44-t
27-28/05/2010
Asambleja e Pergjithshme e 45-të ---- 26 – 27 Maj 2011 Dubrovnik
Në Dubrovnik të Kroacisë, në datat 26 & 27 Maj 2011, u zhvillua mbledhja e 45-të e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Byrove. Në të morën pjesë përfaqësues nga 45 Byrotë anëtare të Këshillit të Byrove. Byroja Shqiptare e Sigurimit u përfaqësua në këtë takim nga Drejtoresha Ekzekutive zj. Antoneta Çela dhe Shefi i Departamentit të Dëmeve z. Rasim Berisha.