Rr. ``Gjergj Fishta``, Pall. Edil-Al-It, Kati II-te, Tirana - Albania

Informacion Kartoni Jeshil

Lëshimi i Kartoni Jeshil

Kartoni Jeshil apo Çertifikata Ndërkombëtare e Sigurimit Motorrik, çertifikon dhe garanton sigurimin e Përgjegjësisë Civile ndaj palëve të treta, në të gjitha vendet Anëtare pjesë e Sistemit të Kartonit Jeshil, në përputhje me legjislacionin dhe kufijtë minimalë të mbulimit të sigurimit në vendin e aksidentit.

Kartoni Jeshil, lëshohet nën autoritetin e çdo Byroje të Sigurimit, konform detyrimeve dhe përgjegjësive të marra nga anëtarësia në Këshillin e Byrove dhe në përputhje me Rekomandimin Nr. 5, adaptuar nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Transportit Rrugor, pranë këtij këshilli.

Kartoni Jeshil lëshohet nën autoritetin e Byrosë dhe ju furnizohet kompanive të sigurimeve anëtare të Byrosë. Çdo shoqëri anëtare, ka të drejtën t’ja u sigurojë klientëve të tyre që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë kufijve të vendit.

Formati i kartonit Jeshil

Formati i kartonit jeshil, është i unifikuar për Byrotë Anëtare të sistemit të kartonit jeshil.

Kartoni jeshil, përmban paragarafët me të dhënat standarte dhe të detyrueshme për çdo policë, përfshirë këtu edhe një tabele me inicialet e 45 shteteve anëtare të Këshillit të Byrove.

Kartoni Jeshil, nuk duhet të ketë asnjë plotësism, fshirje apo korrigjim përsa i përket rublikave të tij të detyrueshme, ndryshe nuk është i vlefshëm.

Shtetet anëtare për të cilat është e vlefshme Kartoni i Gjelbër, regjistrohen me shkronja ndërkombëtare brenda një kufiri linear. 30 shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane, përfshirë Zvicrën, përbëjnë një njësi territoriale dhe ato, në përputhje me rrethanat, paraqiten së bashku në një kornizë uniforme. Secili nga vendet e tjera të Sistemit shfaqet veçmas brenda kornizës së 45 vendeve anëtare në Sistem.

Ndarja e Rubrikave të Kartonit Jeshil sipas paragrafeve:

  • Paragrafi 1, “Çertifikata Ndërkombëtare e Sigurimit”.
  • Paragrafi 2, Byroja e Sigurimeve Motorrike, nën autoritetin e së cilës po lëshohet Çertifikata Ndërkombëtare e Sigurimit.
  • Paragrafi 3, datat e vlefshmërisë së Kartonit të Gjelbër, (data e fillimit dhe përfundimit të mbulimit në sigurim).
  • Paragrafi 4, shkronjat ndërkombëtare të vendit ku është e vendosur Byroja e Sigurimit, numri i kodit të kompanisë së sigurimeve që lëshon kartën dhe numri rendor i Kartonit të Gjelbër.
  • Paragrafi 5, numri i targës së automjetit ose numri i shasisë ose numri i motorit.
  • Paragrafi 6, kategoria e automjetit.
  • Paragrafi 7, marka e automjetit.
  • Paragrafi 8, informacion në lidhje me vlefshmërinë territoriale të Kartonit të Gjelbër.
  • Paragrafi 9, emri i pronarit ose shoferit të siguruar.
  • Paragrafi 10, emri tregtar dhe adresa e kompanisë së sigurimeve që ka lëshuar Kartonin e Gjelbër.
  • Paragrafi 11, nënshkrimi i siguruesit. Në pjesën e pasme të Kartës janë udhëzimet për të siguruarin dhe lista e të gjitha Zyrave të Kartonit të Gjelbër. (Bashkëlidhur modeli i policës së sigurimit);

Garancitë para udhëtimit

  • Çdo drejtues i një mjeti me regjistrim shqiptar (targa shqiptare), kur planifikon për të udhëtuar jashtë kufirit shqiptar, duhet të pajiset detyrimisht me një policë sigurimi Karton Jeshil, e cila ofrohet nga shoqëritë anëtare të sigurimit.
  • Polica e Kartonit Jeshil lëshohet për një afat minimal prej 15 ditësh dhe maksimalisht 1 vjeçar.
  • Ekzistenca e një kartoni jeshil të vlefshëm gjatë udhëtimit jashtë vendit, mbulon të gjitha përgjegjësitë civile (dëmet materiale dhe shëndetësore), që mund të shkaktohen nga përdorimi i mjetit motorrik.
  • Sigurohuni që polica e Kartonit Jeshil të jetë i vlefshëm gjatë gjithë periudhës së qëndrimit jashtë vendit, pasi në rastin e një aksidenti dhe në mungesë të një police Karton Jeshil të vlefshëm, përbën shkak për të mbajtur përgjegjësi personale për të zhdëmtuar palën e dëmtuar nga aksidenti.

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se me 1 Korrik 2021 ka hyrë në fuqi ligji nr.32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Lutemi të mbani parasysh të gjitha lehtësitë që sjell ky akt i ri lidhur me:

  • Afatet e kërkesës për dëmshpërblim
  • Limitet e reja të përgjegjësisë
  • Tarifën e përfaqësuesit ligjor

Informacion më të zgjeruar mund të gjeni në faqen tonë të webit.

Ju faleminderit!

Insurance Quote