Rr. ``Gjergj Fishta``, Pall. Edil-Al-It, Kati II-te, Tirana - Albania

Instruksione

Me ka ndodhur një aksident automobilistik ne Shqiperi.

Ku duhet të drejtohem për terheqjen e vlerës së dëmshpërblimit ?

  1. Ne rast se mjeti shkaktar i aksidentit eshte i pasiguruar apo i paidentifikuar, ju duhet te drejtoheni menjëherë pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit për akordimin e vlerës së dëmshpërblimit.
  2. Në rast se mjeti shkaktar i aksidentit është i siguruar me policë sigurimit TPL apo Kufitare pranë një shoqërie sigurimi, atëhere ju duhet të drejtoheni menjëherë pranë kësaj shoqërie sigurimi për akordimin e vlerës së dëmshpërblimit.
  3. Në rast se mjeti shkaktar i aksidentit është i siguruar me Karton Jeshil pranë një shoqërie sigurimi të huaj, ju duhet të drejtoheni sërish pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit për akordimin e vlerës së dëmshpërblimit.

Sa janë afatet e trajtimit, vlerësimit dhe pagesës së një praktike dëmi rrjedhur nga një ngjarje aksidentale ?

Afatet e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim parashikohen në Rregulloren Nr.53, datë 25.06.2009 të AMF-së të ndryshuar, si më poshtë:

  • Për dëme jopasurore (shëndetësore) , brenda 90 ditëve nga data e plotësimit të dokumentacionit që shoqëron kërkesën për dëmshpërblim.
  • Për dëme pasurore, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim.

Si llogaritet vlera e dëmshpërblimit për palën e dëmtuar në një aksident brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ?

  1. Në rast aksidenti automobilistik me pasojë vetëm dëme materiale, llogaritja e vlerës së dëmshpërblimit bëhët në përputhje me Rregulloren Nr.53, datë 25.06.2009 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
  2. Në rast aksidenti automobilistik me pasojë dëmtimin e shëndetit apo humbjen e jetës së njerëzve, vlera e dëmshpërblimit llogaritet mbi bazën e kësaj Rregulloreje, duke marrë parasysh kriteteret e të dëmtuari si më poshtë:
  • Të ardhurat personale
  • Moshën në momentin e aksidentit
  • Koeficentin e moshës së daljes në pension
  • Koeficentin e shumës së kapitalizuar
  • Koeficentin e humbjes së aftësisë në punë etj.

Cilët janë dokumentat e nevojshme për hapjen e një praktike dëmi pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit ?

Në përputhje me Ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit“ dhe Rregullores Nr.53, datë 25.06.2009 të AMF-së, në rastin e përfshirjes në në aksident rrugor, duhet të plotësohet dhe paraqitet dokumentacioni përkatës për të përfituar dëmshpërblimin.

Pala e dëmtuar nga aksidenti, në varësi të llojit të dëmit të pësuar duhet të plotësojë dokumentacionin e mëposhtëm në varësi të:
A. Dëmeve Shëndetësore
B. Dëmeve Materiale

A. Dokumentat për dëme shëndetësore

Dokumentat për dëmet shëndetësore ndahen si më poshtë:

A.1. Dokumenta të Përgjithshme

Njoftimi/Kërkesa për dëmshpërblim pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
Konfirmimi i mbulimit në sigurim lëshuar nga shoqëria e sigurimit të mjetit shkaktar të aksidentit.
Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen.
Vendimi i Prokurorisë/Gjykatës për ngjarjen, kur në aksident rezultojnë plagosje të rënda apo vdekje.
Vendimi i formës së prerë i Gjykatës për përgjegjësitë në aksident,kur njëri nga drejtuesit e mjeteve motorike të përfshirë në aksident rezulton me vdekje ose plagosje të rëndë, ose vendimi i Prokurorisë kur cështja është pushuar.

A.2. Dokumentat specifike

a. Çertifikata familjarë dhe Letërnjoftimi / ID.
b. Vërtetimi i të ardhurave neto personale për tre vitet e fundit.

A.3. Për dëme shëndetësore me pasojë vdekje

Përvec atyre të parashikuara në pikën 1 dhe 2  do të përfshihen edhe dokumentat e mëposhtëme:
a. Skeda e vdekjes;
b. Çertifikata e vdekjes.
c. Vendimi i Gjykatës për përcaktimin e trashëgimtareve të të ndjerit.

A.4. Për dëme shëndetësore me paaftësi të përhershme

Përvec atyre të parashikuara në pikën 1 dhe 2 do të përfshihen edhe dokumentat e mëposhtme:
a. Raporti i paaftësisë së përhershme për punë i cili duhet të shprehë në
përqindje masën e paaftësisë, duke u bazuar në tabelën “Shkalla e
humbjes së paaftësisë së përhershme në punë”.
b. Radiografi/ Skaner/ Rezonancë manjetike/epikrizë/anamezë, fletështrimi dhe fletëdalja nga spitali dhe cdo dokument tjetër që ndihmon në vlerësimin e dëmit i lëshuar nga organet kompetente.

A.5. Për dëme shëndetësore me paaftësi të përkohëshme

Përveç atyre të parashikuara në pikën 1 dhe 2 do të përfshihet edhe raporti i paaftësisë së përkohëshme, i cili duhet të jetë sipas Modelarit Tip të lëshuar nga organi kompetent.

B. Dokumentat për dëme materiale

Dokumentat për dëmet materiale ndahen si më poshtë:

B.1. Dokumenta të Përgjithshme:

a. Njoftimi/kërkesa e palës së dëmtuar për dëmshpërblim e regjistruar
pranë shoqërisë së sigurimit.
b. Konfirmimi i mbulimit në sigurim nga shoqëria e sigurimit, të mjetit
shkaktar të dëmit.
c. Formulari i Vërtetimit miqësor të ngjarjes.
d. Proces verbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen;
e. Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen, kur në aksident rezultojnë vdekje
dhe/ose plagosje të rënda.
f. Vendimi i formës së prerë i gjykatës (për përgjegjësitë në aksident, kur njëri nga drejtuesit e mjeteve motorike të përfshirë në aksident rezulton me vdekje ose plagosje të rënde), ose vëndimi i prokurorisë kur cështja është pushuar.

B.2. Dokumentat specifike

a. Dokumenti i pronësisë së mjetit ose objektit të dëmtuar;
b. Akt ekspertimi i demit:
c. Foto të mjetit shkaktar të dëmit.
d. Foto të mjetit ose objektit të dëmtuar;
e. Modeli i kerkeses per demshperblim;

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se me 1 Korrik 2021 ka hyrë në fuqi ligji nr.32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Lutemi të mbani parasysh të gjitha lehtësitë që sjell ky akt i ri lidhur me:

  • Afatet e kërkesës për dëmshpërblim
  • Limitet e reja të përgjegjësisë
  • Tarifën e përfaqësuesit ligjor

Informacion më të zgjeruar mund të gjeni në faqen tonë të webit.

Ju faleminderit!

Insurance Quote